Federata e Tenisit e Kosovës është formuar në
Tetor të vitit 1996 në Pejë. Atë kohë
egzistonin vetëm pesë klube të tenisit: KT “Prishtina”,
KT”Wimbledoni” nga Prizreni, KT”Peja”, T”Mitrovica” dhe KT”Dielli”
nga Prishtina. Numri i lojtarëve ishte simbolik ndërsa
interesi për këtë sport ishte shum i ulët.
Historia e tenisit në Kosovë i ka rrënjët
pas luftës së parë botërore. Atëbotë,
Britanikët të cilët eksploatonin minierën
e Trepqës, e kanë ndërtuar fushën e parë
të tenisit në Kosovë.
Kjo fushë egziston edhe sot si dëshmi e kohës,
por është e mbuluar me baltë dhe bar.
Lojtarët e parë të tenisit janë disa cuna
nga Prishtina. Njëri nga ta, Arben Islami kur i kishte
vetëm 13 vjec, në qershor të vitit 1985 nga babai
i tij e fitoi për dhuratë një reket të drurit
“Dunlop”. Në atë kohë, në Kosovë nuk
egzistonte asnjë terren i tenisit. Arbeni me shokë
e adaptoi një rrugë sekondare të asfaltit që
gjendej përballë Biblotekës Universitare, dhe
i vizatoi vijat e një terreni të improvizuar. Ky së
bashku me shokët e tij Milot Berishën dhe Burim Gashin
filluan të luajnë tennis, pa ndonjë përvojë
paraprake. Trainerët e tyre atëbotë ishin Ivan
Lendli. John
McEnroe dhe Mats Willanderi të cilët Arbeni me shokët
i shikonin në TV, dhe mësonin duke i imituar ata.
Prej atëherë, tenisi ka përparuar dukshëm,
numri i klubeve është rritur në nëntë,
numri i lojtarëve është i dhjetëfishuar,
por e gjithë kjo është arritur në saje të
entuziazmit të udhëheqësve të të gjitha
klubeve të Kosovës, ndërsa kontributi i pushtetit
deri më tani ka qenë minimal.
Momentalisht, Federata përbëhet nga nëntë
klube. Numri i përgjithshëm i fushave është
15. Njëmbëdhjetë prej tyre janë të
asfalltit, dy nga dheu dhe një me bar artificial. Në
Kosovë nuk ka asnjë fushë të mbuluar për
tennis.
Numri i përgjithshëm i lojtarëve kosovar:
Juniorë: rreth 200
Seniorë: rreth 110
Vajza: rreth 80
Veteranë: rreth 100
Këtij numri i shtohen edhe afro 150-200 ndërkombëtarë
që momentalisht qëndrojnë në Kosovë.
Në Kosovë veprojnë 20 trainerë, gjashtë
prej të cilëve kanë licencë ndërkombëtare
PROFESSIONAL TENNIS REGISTRY, ndërsa referë janë
gjithsej 15.
Federata e tenisit e Kosovës nuk është antare
e ITF (International Tennis Federation), sepse KOK-u (Komiteti
Olimpik i Kosovës) nuk është ende antar i KON-it
(Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë) Përkundër
të gjitha këtyre pengesave, tenistët kosovar
marrin pjesë në turne të ndryshme ndërkombëtare,
kryesisht në vendet e rregjionit.
Deshira e jonë është që sa më parë
të pranohemi në
ITF.
për të shiquar dokumentin e licencimit vazhdo
këtu